LEZHE- Vijon të përkeqësohet situata e përmbytjeve në zona të Lezhës pasi hidrovorët janë jashtë funksionit dhe nuk punojnë me kapacitete të plotë. Mijëra banorë përballen me situatën e vështirë, ndërsa dëmet materiale janë në konsiderueshme.

Në një realitet të tillë duket se dimri do të sjellë pasoja të mëdha për banorët, pasi masat që janë marrë nga institucionet përkatëse deri tani janë thuajse të papërfillshme, ku nuk është hapur asnjë kanal kullues, ndërsa hidrovori i Tales që ka nisur të rikonstruktohet që në verë ka ende shumë punë për të përfunduar.

Tre zonat më të dëmtuara janë Komuna e Kolshit,Zejmenit dhe e Shënkollit ndërsa banorët thonë se të gjitha organet shtetërore i kanë lënë në mëshirë të fatit

Përmbytjet në Lezhë po dëmtojnë edhe procesin mësimor pasi prindërit e kanë të vështirë që fëmijët t’i dërgojnë në shkollë të cilat në disa fshatra janë gjysmë të përmbytura.

Kryetari i Komunës Shënkoll, Fran Frrokaj thotë se situata e krijuar vjen si pasojë e mosfunksionimit të hidrovorit të Tales dhe mosrespektimit të afateve të ligjore për investimin e nisur dhe se zona që administron është hera e parë që përmbytet

Situata e krijuar si pasojë e rreshjeve të shiut vijon të mbetet problematike prej 2 javësh në disa zona të Lezhës, ndërsa i kontaktuar me telefon, drejtori i Bordit të Kullimit Luigj Frangaj nuk pranoi të prononcohet, ndërsa pranon si shumë kritike përmbytjet në disa fshatra.

(eç/shqiptarja.com)