Policia e Lezhën ka vendosur në pranga një 42- vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtarë nga Italia për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Migracion të paligjshëm” dhe “Vjedhje”.

Burime zyrtare  në Policinë e Lezhës bëjnë me dije se 42- vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit fqinj, është Danjel (Artan) Lleshi, i cili është banues në Kurbin.

Sipas po të njëjtave burime, arrestimi i Lleshit është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, ku edhe ishte në kërkim për tre vepra penale.

Njoftimi i policisë

Policia Lezhë arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimin e tij në shtetin Italian !

Më datë 10.01.2018 nga shërbimet e Sektorit të Trafiqeve në D.V.P.Lezhë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit :

-Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, "Shfrytëzim Prostitucioni", "Migracion i paligjshëm" dhe "Vjedhje", parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com