LEZHË - Banorët e lagjes "Nënë Tereza" dhe Demokracia në qytetin e Lezhës kanë dhënë mbështetje masive për kandidatin e djathtë për këtë bashki Fran Frrokaj gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi me ta. Banorët por dhe vetë këshillatri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gjin Nika kanë shprehur indinjatën e tyre për kreun aktual të Bashkisë Viktor Tushaj i cili në 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim për këto lagje, duke e konsoderuar largimin e tij nga drejtimi i bashkisë si një emergjencë për ta.
Gjatë fjalës së tijë kandidati Frrokaj është shprehur para banorëve të këtyre lagjeje se pas fitores së bashkisë do të fillojë një revansh 4-vjeçar për realizmin e problemeve emergjente që kanë këo zona.
Kandidati i djathtë për Lezhën Fran Frrokaj prej ditësh ka nisur takimet elektorale, duke u njohur me të gjithë problemet që ka komunitet i Bashkisë së re të Lezhës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO