Gjithashtu mësohet se personi i shoqëruar në polici është Bruklind Deda, 18 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që lëviznin këta dy persona, janë sekuestruar një armë zjarri tip “pistoletë” me karikatorë me 7 fishekë, një armë gjahu pa leje si dhe disa doza kanabis.
Mbi dy të rinjtë rëndojnë akuzat e " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Mbajtje pa leje e armëve të gjahut" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Njoftimi i policisë:
Me datë 23.10.2017, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës me objektiv kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, u bë i mundur lokalizimi në rrugën Rrëshen -Bukmirë , dhe kapja e shtetasit në kërkim :
- Erjon Bacaj, 25 vjeç, banues në Lezhë i shpallur në kërkim për veprat penale " Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit " dhe "Kanosje".
Në momentin e ndalimit , shoqërohej nga shtetasi Bruklind Deda, 18 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë .
Këtyre 2 shtetasve, gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale :
- 1 armë zjarri pistoletë me karikatore me 7 fishekë
- 1 armë gjahu pa leje
- disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva
Veprat penale në ngarkim të tyre " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" "Mbajtje pa leje e armëve të gjahut" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.





