LEZHE - Një 37 vjeçar është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga policia e Lezhës, pasi ka kundërshtuar dhe kanosur efektivët blu. Në prangat e policisë ka rënë Tonin Luka 37 vjeç banues në lagjen “Beslidhja” në Lezhë. Sipas policisë, arrestimi i tij është kryer pasi ka kanosur dhe kundërshtuar me forcë punonjesit e policisë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Gjithashtu sipas policisë, 37 vjeçari drejtonte automjetin me targa AA844JZ i pa pajisur me leje drejtimi automjeti.

Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për veprat penale të “Kanosja për shkak të detyrës”, ”Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)