Lezhë, kuzhinieri izraelit gatuan
për fëmijët me aftësi ndryshe 

Lezhë, kuzhinieri izraelit gatuan<br />për fëmijët me aftësi ndryshe 
Kushinieri me famë ndërkombëtare, Kobi Mizrah ka qenë në qytetin e Lezhës, ku ka gatuar ushqim për fëmijët me aftësi të ndryshme. Në bashkëpunim me Bashkinë dhe Ambasadën e Izraelit në vendin tonë, slogan të iniciativës së tij kishte moton “Përdor magjinë e kuzhinës në emër të çështjeve sociale”.
 
“Përdor magjinë e kuzhinës në emër të çështjeve sociale”. Kjo është iniciativa e Kobi Mizrah, kuzhinierit Izraelit të njohur për udhetimet e tij në vende të ndryshme duke patur në fokus problemet sociale.
 
Kobi Mizrah e ka përdorur magjinë e tij të gatimit në shërbim të 100 fëmijëve lezhjanë, prej të cilëve 60 janë me aftësi ndryshe. E gjithë kjo vjen si një mundësi që edhe këta fëmije të kenë një ditë sa më të veçantë, por për kuzhinierin Kobi Mizrah, kjo ndjesi duhet të shërojë çdo individ, ndërsa ai vetë do të vazhdojë misionin e nisur. 
 
Jo vetëm një drekë me gatime që përcjellin një shije krejt të ndryshme, por për fëmijët me aftësi ndryshe në Lezhë janë shpërndarë edhe dhurata.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot