Zgjidhja e situatës në
KQZ dhe plotësimi i vendeve vakante është një vendim që kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi shpreson të merret sa më shpejt. Kryetarja e KQZ nga Lezha, ku ndodhet për nisjen e trajnimeve të këtij institucioni me grupet e interesit për zgjedhjet vendore, ka deklaruar se në këto kushte është e pamundur marrja e vendimeve me shumicë të cilësuar.
"Nuk e kërkon Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve , është një vendim që i mbetet gjithmonë politikës, janë ata të cilët propozojnë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, janë ata të cilët vendosin për plotësimin e anëtarëve të KQZ-së, kështu që mbetet në dorën e politikës shqiptare. Të shpresojme se do merret shpejtë. Marrim dhe vendime me tre të pestat dhe në këtë rast ne nuk arrijmë dot t’i marrim.- tha Lefterie Lleshi.
Gjithashtu Lefterie Lleshi ka shtuar se është një domosdoshmëri për të reflektuar edhe mbi problematikën që është paraqitur edhe në raportin e
OSBE-ODIHR ndonëse ajo i adresohet më së shumti politikës shqiptare.
"Raporti i OSBE ODIHR është një pikë vështrimi shumë e rëndësishme për KQZ-në, raporti i adresohet shumë pikave vetëm për politikën shqiptare, sigurisht ne e kemi bazën e punës sonë edhe adresimin e pikave të raportit të OSBE ODIHR-it."- shtoi Lefterie Lleshi.
Trajnimet kanë nisur në Lezhë dhe do të përfshijnë të gjitha qytetet e vendit, duke synuar një ndërgjegjësim më të madh jo vetëm për procesin, por dhe për të drejtën dhe rëndësinë e votës së çdo qytetari.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
48.2%
-
Jo
49.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32