Një aksident rrugor me pasoje vdekjen e një persosni ndodhi rreth orës 17: 30 në afërsi të fshatit Balldre në autostradën Lezhe – Shkodër. Një automjet tip benz më targa LE 8077 E, u përplas më një motorçikletë në të cilën udhëtonin dy persona, për pasoje ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i motorit.

Viktma është indentifikuar si shtetasi, Artan Vila, 25 vjec nga fshati Balldre, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij, i cili është trasportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Shkak i aksidentit sipas policisë, ka qënë parakalimi i gabuar automjetit tip benz, cili ka dalë në korsine kundërt duke u përplasur me motorcikletën .Burime pranë policisë pohojnë së drejtuesi i mjetit ka qënë në gjëndje të dehur, ndërkohë që është bërë edhe shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit.