LEZHE - Mosfunksionimi i hidrovorit të Tales prej 3 javësh ka lënë nën ujë 500 ha tokë bujqësore shtëpi e rrugë në disa fshatra të Lezhës. Jetesa e banorëve është vështirësuar së tepërmi, ndërsa në mungesë të ndihmës ata po përpiqen të përshtaten me situatën.
Banorët e Grykë Lumit në komunën e Shënkollit kanë bashkuar kursimet e tyre dhe kanë ndërtuar një urë të vogël për kalimin e nxënësve nëpër shkolla pasi niveli i ujit është tepër i lartë.
Krahas bllokimit të rrugëve në Grykë Lumi përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore si dhe në vreshtari dhe pemtari. Banorët e fshatit tregojnë se e kanë të mbështetur ekonominë e tyre në kultivimin e pemëve që tashmë janë dëmtuar tërësisht.
Përveç vështirësisë së lëvizjes dhe dëmtimit të kulturave bujqësore, shëndeti i banorëve të kësaj zone rrezikohet nga lagështira në banesat e tyre si edhe nga ujërat e zeza të cilat kanë dalë në sipërfaqe.
Për vënien në funksionim të hidrovorit të Tales pritet mbërritja nga jashtë vendit e pompave të reja, por edhe sikur ato të vijnë shpejt koha që do të duhet për montimin, vënien në funksionim dhe tërheqjen e ujërave do të jetë shumë e gjatë.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com