LEZHE - Mungesa e sistemit të rregullt ujitës ka bërë që një ndër rajonet më prodhuese në të gjithë ultësirën perëndimore, siç janë fushat e Lezhës të kthehen në toka të lëna djerrë.
Vetë fermerët e zonës shprehen se e kanë të pamundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre pasi nuk kanë mundësi të përballojnë koston që ka ujitja e kulturave të tyre bujqësore.
Situatën e vështirë e pranojnë edhe institucionet përgjegjëse. Sipas drejtorit të Bordit të Kullimit në Lezhë, Luigj Frangaj, mungesa e sistemit vaditës ka bërë që banorët të heqin dorë nga bujqësia.
Prodhimi i shalqinit është një ndër produktet që e bën Lezhën të dalluar nga rajonet e tjera, ku bostani i fushës së Torovicës mbetet më i njohuri, por që edhe ky produkt nga viti në vit ka pësuar rënie të prodhimit.
(eh/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com