LEZHË - Subjektet që tregtojnë mish në qarkun e Lezhës nuk kanë përmbushur ende detyrimin e tyre ligjor për të përmirësuar kushtet higjeno-sanitare.
Akti normativ i miratuar nga qeveria pak muaj më parë është neglizhuar totalisht nga këto pika tregtimi. Prefekti i Lezhës Pal Dajçi kërkoi nga grupi i posaçëm i Task Forcës së ngritur për zbatimin e kritereve që të nisë sekuestrimi i mallit për subjektet që nuk kanë përmbushur kërkesat.
Dajçi paralajmëroi se do të përdoren edhe fadromat për të prishur ndërtimet ku tregtohet mishi.
Prefekti kërkoi gjithashtu që të mbyllet edhe thertorja e qytetit të Lezhës, e cila në kushtet aktuale nuk përmbush as kriteret minimale për të realizuar një veprimtari.
Pavarësisht kushteve jo të përshtatshme në thertoren e qytetit të Lezhës, zyra e mbrojtjes së konsumatorit në Bashki nuk ka reaguar deri më tani.
(s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com