Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip “Benz”, me targë AA066BI, në pronësi të shtetasit K.H., 28 vjeç, banues në Lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, i parkuar pranë banesës së tij në parking dhe ka marrë flakë.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik. Për pasojë, ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit.
Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Pamje nga makina e djegur)
d.c./shqiptarja.com
Komente







