Lezhë,Tusha me banorët e fshatit:
Garoj për të zgjidhur hallet tuaja
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Lezhë, Viktor Tushaj është takuar me banorët e fshatrave Zejmen dhe Mabë ku ka premtuar ndërtimin e modeleve të shërbimit që ndikojnë çdo ditë në cilësinë e jetës së qytetarëve.Në këto takime, z. Tushaj ishte i shoqëruar nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, deputetët e qarkut të Lezhës, znj. Monika Kryemadhi, z. Gjovalin Kadeli dhe z. Arben Ndoka.
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Lezhë, Viktor Tushaj është takuar me banorët e fshatrave Zejmen dhe Mabë ku ka premtuar ndërtimin e modeleve të shërbimit që ndikojnë çdo ditë në cilësinë e jetës së qytetarëve
Në këto takime, z. Tushaj ishte i shoqëruar nga Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, deputetët e qarkut të Lezhës, znj. Monika Kryemadhi, z. Gjovalin Kadeli dhe z. Arben Ndoka.
Në fjalën e tij përpara qytetarëve, Tushaj theksoi se ai nuk garon me kundërshtarin e tij, por me qytetarët që të zgjidh hallet dhe problemet e tyre.
Kandidati i “ASHE” ripërsëriti premtimin e tij se pas 21 qershorit nëse fiton votëbesimin e këtij elektorati do të mund të sjellë modelet dhe vizionin e duhur për zhvillimin e Zejmenit dhe gjithë njësive të tjera në rrethin e Lezhës.
“Të ndërtojmë ato modele shërbimesh të cilët ndikojnë çdo ditë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ne përpiqemi të transmetojmë mesazhin, vizionin strategjinë, projektet tona që i duhen zonave, njësive tona administrative kudo. Mbi çdo nevojë, mbi çdo hall dhe shqetësim të banorëve të komunës së Zejmenit apo njësisë administrative të Zejmenit”, - tha Tushaj.
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi pohoi në fjalën e saj se banorët e Zejmenit meritojnë më shumë shërbime dhe punësime dhe për këtë duhet të zgjedhin alternativën e duhur që është kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, z. Viktor Tushaj.
“Që do të zgjidhni mundësinë për të pasur një jetë më të mirë, për të pasur shërbime më të mira, për të pasur më shumë punësim, për të pasur ujë nëpër shtëpitë tuaja, për të pasur rrugë më të mira, për të pasur kopshte më të mira, shkolla më të mira dhe për të pasur një standard jete shumë më të mirë, atë çka ju meritoni shumë më shumë se ç’ju është ofruar deri sot.”, - tha znj. Kryemadhi.
Në të njëjtën linjë mbështetjeje për kandidatin Viktor Tushaj, ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli. “Ju jeni shpresa dhe mundësia e vetme që ky realitet i sotëm të ndryshojë, dhe është shumë e thjeshtë, bëni zgjedhjen e Duhur, votoni Viktor Tushaj”, - tha znj. Kodheli.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ PSG përmbys 4-2 Cityn në derbin e milionave, fitojnë Interi dhe Milani! Real Madrid shënon pesë gola, Bayern turpërohet në Holandë
22 Janar, 23:02
-
Itali/ Kishte groposur mbi 2 kg kokainë në kopshtin pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar me precedentë!
22 Janar, 22:55
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Zyrtare/ Bologna i përmbysi në Champions, Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Sahin
22 Janar, 22:29
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Detaji i dosjes/ Pretendimet e Elia Zaharias në Gjykatë: Mora lëndime nga shtyrja prej Lekës!
22 Janar, 22:04
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar, 21:51
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54