Lezhë, Tushaj me ish-ushtarakët:
Qeveria do të mbështesë projektet

Lezhë, Tushaj me ish-ushtarakët:<br />Qeveria do të mbështesë projektet
Kandidati i të majtëve për Bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj u ka kërkuar ish-ushtarakëve në Lezhë dhe personelit shëndetësor në komunën e Shënkollit
mundësinë që projektet të cilat janë hartuar për zhvillimin ekonomik, social e kulturor të bashkisë së re, ti bëjë realitet.
 
Tushaj e ka vënë theksin te eksperienca e tij 8 vjeçarë si kryetar i Bashkisë Lezhë dukë thënë se është përpjekur gjatë këtyre 8 viteve të realizojë ato projekte që ka patur nevojë qyteti.
 
“Unë vij sot përpara jush në këtë takim me eksperiencën e një kryetari bashkie që është përpjekur gjatë këtyre 8 viteve të realizojë ato projekte që ka patur nevojë qyteti. Është shumë e rëndësishme të thuhet se gjatë kësaj përpjekje unë kam ditur të besoj dhe të krijoj ato modele që ne na udhëheqin në  zhvillimin ekonomik, social e kulturor të qytetit. Është shumë e rëndësishme të theksohet se projektet infrastrukturore të realizuara në shkolla janë sot modelet më të mira, jo vetëm të rrethit, por të mbarë Shqipërisë.  Modelet infrastrukturore në rrugë, në sheshe janë ato të cilët besoj sot janë projekte që jo vetëm po mbahen si projektet më të mira në Shqipëri, por jam i bindur se do të ndikojnë në cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve”, tha Tushaj.
 
Duke shprehur mbështetjen dhe vlerësimin për kandidatin e së majtës për Bashkinë e Lezhës, deputeti i PS-së, z. Arben Ndoka, kërkoi mbështetjen e ish-ushtarakëve më 21 qershor, në mënyrë që Lezha të vijojë rrugën e zhvillimit të sigurtë.  Z. Ndoka vlerësoi rolin që kanë luajtur ushtarakët dhe kontributin e tyre në shoqërinë shqiptare.
 
“Unë ju premtoj që do ta çojmë zërin në Parlament dhe kudo ku nevojitet. Sot jemi për të kërkuar mbështetjen për Viktorin, për të kërkuar votën dhe influencën tuaj nëpërmjet kontributit të dhënë në vite jo vetëm në qytetin e Lezhës, por në të gjithë rrethin, në mënyrë që të kemi një fitore me rezultat sa më të thellë. Të kemi një fitore e cila të na shërbejë në katër vitet e ardhshme ashtu siç edhe Viktori ka vënë në dispozicion vullnetin,dëshirën dhe vizionin e tij”, tha z. Arben Ndoka.
 
Ndërkohë ish-ushtarakë, teksa kanë shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që kanë patur këto 8 vite nga kryebashkiaku Viktor Tushaj, i kanë siguruar atij mbështetjen e pakushtëzuar duke theksuar se kjo aleancë meriton të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme në Lezhë.
 
tushaj
 
 Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)

Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)