Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi u kap duke gjuajtur peshk me lëndë plasëse.
Sipas policisë, Arben Rakaj, banues në Shënkoll, është kapur në flagrancë në vendin e quajtur ‘Gryka e Vainit’, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesën e tij.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Peshkimi i ndaluar”.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com