Lezha 6 muaj pa prefekt, mund
të zëvëndësohet nga Adrian Leka

Lezha 6 muaj pa prefekt, mund<br />të zëvëndësohet nga Adrian Leka
Kanë kaluar 6 muaj nga koha kur prefekti i Lezhes, Ndrec Dedaj dha dorehqjen nga ky post për të garuar për kreun e Bashkisë Mirditë, teksa vendi i prefektit në Lezhë vjon të jetë vakant. 

Këshilli i Ministrave ende nuk ka bërë një zgjedhje për këtë post, por mesa duket kjo qasje do të ndryshojë.

Burime informacioni jo zyrtare pranë Këshillit të Ministrave bëjnë me dije për Report tv, se Adrian Leka pritet të emërohet, prefekti i ri i Lezhës. 

Kjo do të vendoset ne mbledhjen e radhës në Këshillit të Ministrave, ndërsa mësohet se kandidatura e Lekës, është mirëpritur nga strukturat e Partisë Socialistë në bazë, në Mirditë, Lezhë e Kurbin, por edhe nga ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim 

Adrian Leka doktor i shkencave juridike, më herët ishte ndër kandidatët e mundshëm të Socialistëve për Bashkinë e Mirditës në zgjedhjet e 21 qershorit, por strukturat e Partisë Socialiste vendosën të zgjidhnin kandidaturën e Ndrec Dedës.

Aktualisht Prefektura e Lezhës drejtohet nga nënprefekti, i cili është i komanduar, ndërsa mosmarrja e një vendimi për prefektin e ri ka krijuar vështërsi në funskionimin e këtij institucioni.

Më herët për prefektin e Lezhës u përfol ish kryekomunari i shëngjinit, Salvador Kacaj, përfaqësues demokristianëve.

Emri i tij u lakua në zgjedhjet e 21 qershorit si një nga kandidatët e mundshëm të Partisë Demokratike për Bashkinë e Lezhës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)