Lezha dhe Kurbini të rrezikuara nga përmbytjet, Prefekti: Në kohë me reshje, problem furnizimi me energji i hidrovoreve

Lezha dhe Kurbini të rrezikuara nga përmbytjet, Prefekti: Në kohë me reshje, problem furnizimi me energji i hidrovoreve

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku

Dy vitet e fundit është bërë një punë në rehabilitimin e rrjetit kullues, por sërish Lezha dhe Kurbini janë të rriskuara nga përmbytjet nëse do kemi reshje shiu me intensitet të lartë.

Kështu u shpreh prefekti i Lezhës Gjok Jaku, gjatë mbledhjes së komisionit të Mbrojtjes Civile ku merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve në rang qarku. Sipas Jakut të gjitha hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, por problem ngelet furnizimi me energji elektrike i tyre.

"Deri tani na ka favorizuar moti, nuk jemi përball me situata emergjence, por jemi në prag të stinës së dimrit dhe duke marrë shkas nga e shkuara nuk përjashtohet mundësia e situatave të tilla. Përmbytjet për Lezhën dhe Kurbinin, problem më vete. Është bërë punë në rrjetin kullues gjatë dy viteve të fundit, por problem mbetet furnizimi normal me energji elektrike, por kryesisht flasim për emergjencë civile dhe fjala është për linjat e hidrovoreve", tha Jaku.

Gjatë këtij takimi Prefekti i Lezhës Gjok Jaku ka kërkuar angazhim maksimal të të gjitha institucioneve, për ti paraprire dhe përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga kushtet atmosferike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë