Bujqësia në Lezhë drejt kolapsit. Shkak për këtë është abuzimi me pesticidet dhe futja e produkteve nga iporti, por edhe nga zonat përreth këtij qarku. Lezha eshte një nga rajonet me rendiment mjaft të lartë në bujqesi, duke prodhur produkte më shumë se sa konsumon.
Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Bujqesisë në Lezhë Ndoc Lleshi sipas të cilit shumë fermer marrin produkte të importuara ose të qyteteve të tjera dhe i shesin si prodhim të tyre. Kjo ka bërë që shumë toka në Lezhë të mbesin të papunuara.
“Lezha prodhon më shumë sesa nevojat e konsumit dhe ka prodhimet më të mira nëse zbatohen të gjitha standartet e prodhimit. Apeli është që cdo prodhues të mendojë se po punon për veten për familjen e vet. Ferma të tilla janë më të strukturuara fermat e vogla janë më pak të strukturuara, ata mendojnë se duke përdorë plehra kimike në mbidozë fitojnë por kjo është e papranueshme pasi prish imazhin tek konsumatori”, u shpreh Lleshi.
Lënia e një pjese toke të papunuar ka bërë që shumë familje lezhjane të kenë vështirësi ekonomike. Nisur edhe nga mungesa e subvencionimeve, fermeret thonë se e kanë të pamundur përballimin e produkteve të importit pasi qeveria shqiptare ofron grante të pakta, sa i përket zhvillimit të bujqësisë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO