Lezha e Mirdita nën flakë, digjen rreth 17 hektarë pyje

Lezha e Mirdita nën flakë, digjen rreth 17 hektarë pyje

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe kodrinore në njësinë administrative Ungrej të Lezhës. Flakët fillimisht kanë rënë në zonën e quajtur Frengen, ndërsa më pas të ndihmuara nga era kanë përfshirë rreth 10 hektarë pyje deri më tani.

Forcat e Inspektoriatit Pyjor kanë shkuar në venngjarje dhe me anë të  mjeteve rrethanore kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Zjarri i rënë nuk rrezikon të afrohet prnaë banesave. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka rënë në në fshatin Gëziq në Mirditë. Deri tani raportohet për rreth 7 hektarë të djegur. Terreni malorë nuk lejon futjen e makinave zjarrfikëse dhe ka vështirësuar punën e shërbimit zjarrëfikës të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit