LEZHE - Mes fishekzjarrëve të shumta dhe një atmosfere festive me këngë dhe valle, Lezha ka ndezur çelësin e dritave shumëngjyrëshe që sinjalizojnë ardhjen e festave të fundvitit.
Ka qenë kryebashkiaku Viktor Tushaj i cili ka ndezur dritat e pemës festive të Krishtlindjeve të vendosur para obeliskut të qytetit. Krahas dritave të vendosura në këtë pemë, dekori ndriçues ka prekur të gjithë rrugët e qytetit të Lezhës.
Një sërë investimesh në infrastrukturë ishin premtimi i Tushës për vitin e ardhshëm në këtë prag festash.
"Simbolika të tilla bëjnë që të rritet entuziazmi i qytetit, bashkia e Lezhës ka qenë gjithnjë e vëmendshme për të formuar një dekor entuziast, dua që të anunçoj që viti 2015 do jetë viti i një zhvillimi ekonomik dhe një bumi i një investimi me qellim që ne të përmirësojmë raportin me ta." tha Tushaj

Ndezja ceremoniale e dritave të pemës së Vitit të Ri është kthyer në një traditë në këtë qytet.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO