Ndonëse është një nga shërbimet me të rëndësishme për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetareve, zjarrfikësit në Lezhë po përballen me vështirësi të shumta.
Në këtë qytet mungon një objekt i cili shërben si stacioni zjarrfikës.
Kjo ka bërë që mjetet e këtij shërbimi të vendosen në ambjente të marra me qera sa në një vend në tjetrin.
Aktualisht zjarrëfikësit janë vendosur në një magazinë të vjetër pranë ish SMT-së së qytetit, e cila ndodhet në gjendje skandaloze dhe nuk plotëson asnjë kriter për një shërbim të tillë.
Shefi i PMNZH-se pranë Bashkisë Lezhë, Agustin Pepkolaj thotë se projekti për ndërtimin e një stacioni të ri është gati prej kohësh dhe ndodhet në zyrën e kreut të Bashkisë.
“Duhet të kuptojmë diçka, që ndërtimi i një stacioni të zjarrëfikseve ka specifika të veçanta, të cilat lidhen, me vendin dhe pozicionin ku duhet të jetë ky stacion, për të bërë ndërhyrjen sa më të shpejtë në zonat urbane. Këtu jemi në një ambient me qera dhe kemi një projekt për shërbimin zjarrëfikës që kryetari i bashkisë e ka në zyrën e tij. Ne jemi një prefekturë dhe kjo ështe bashkia qendër, e cila sot nuk ka stacion të shërbimit zjarrëfikës, shprehet Shef i PMNZH-së Lezhë”, Agustin Pepkolaj.

(Shef i PMNZH-së Lezhë”, Agustin Pepkolaj)
Por absurditeti më i madh është fakti se bashkia prej muajsh nuk ka paguar qeranë e ambjenteve ku qëndrojnë zjarrfikesit.
Të ndodhur përballë këtij fakti pronari i objektit është shprehur se do t’i nxjerrë në mes të rrugës.
E pyetur për këtë problem, Bashkia e Lezhës preferon të hesht pasi kjo situatë vazhdon prej vitesh që nuk ka gjetur zgjidhje.
[gallery]23788[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO