Lezha, Tropoja e Rrogozhina 'shërohen' nga COVID-i dhe fillojnë mbjelljen e trëndafilave, qytetarët: E kaluam

Në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi, nuk mungojnë dhe lajmet e mira, një ndër to është se tre zona kanë dalë nga harta e të prekurve me COVID-19. Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja janë qytete ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Lezha ka dalë nga harta e zonave të prekur nga COVID-19. 14 personat e infektuar e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, ndërsa që prej fillimit të muajit prill nuk ka pasur asnjë rast të ri. Kjo situatë pozitive duket se i ka çliruar qytetarët të cilët kanë nisur ta harrojnë koronavirusin. Në qytet lëvizjet janë shtuar dhe pamja që të ofrohet është sikur të ishte një kohë normale.

Qytetarët thonë se kujdesi për tu mbrojtur nga koronavirusi duhet të jetë i vazhdueshëm, por kërkojnë rikthim të normalitetit, pasi koha e gjatë e izolimit ka reflektuar në ekonominë e tyre familjare. "Nuk kam pasur frikë, por kujdes duhet patjetër sepse është një virozë që dhe shkenca s'e njeh, s'ka një ilaç", tha një qytetar.  "Unë mendoj që në Lezhë ka kaluar kjo situatë, kanë qenë 4 raste për një muaj e sa, mendoj që ka kaluar", tha një qytetar. Në Lezhë vijon të jetë prezenca e shtuar e policisë dhe ushtrisë për zbatueshmerinë e masave të vendosura nga qeveria për mbrojtjen nga koronavirusi.

Edhe Tropoja është "shëruar" nga koronavirusi. 4 personat të cilët ishin të infektuar me COVID-19 tashmë janë shëruar. Prej më shumë se dy javësh në Tropojë nuk është shënuar asnjë rast kjo edhe falë respektimit të masave mbrojtëse të banorëve dhe masave parandaluese të bashkisë dhe të strukturave shëndetësore, policisë dhe ushtrisë.

Jeta në qytetin e Bajram Currit duket sikur i është rikthyer normalitetit por banorët respektojnë masat dhe distancën nga njëri-tjetri. Një qytet i vogël por që ia doli në luftën kundër koronavirusit. Urojmë që edhe në vijim të qëndrojë në "hartën e shëruar" nga COVID-19.

Jemi në stinën e pranverës dhe për t'i dhënë edhe më shumë jetë qytetit në këtë situatë të vështirë që gjithë globi po kalon, në Tropojë nuk kanë munguar punimet për gjelbërimin e qytetit, ku janë mbjellë 2400 pemë dhe 3000 lule në lulishtet e qytetit.

"Janë mbjellë nga bashkia 2400 pemë dhe rreth 2700 lule në lulishtet e qytetit, tani jemi në fazën ku po mbjellin trëndafila", tha inxhinieri i bashkisë së Tropojës.

Një tjetër zonë ku të prekurit janë shëruar është edhe Rrogozhina. Fatmirësisht deri më tani nuk është regjistruar tjetër rast me COVID-19. Tashmë kanë kaluar rreth 2 muaj e gjysmë nga 9 marsi ku u shënua dhe i prekuri i parë me COVID-19 në Shqipëri, të gjithë institucionet përkatëse dhe qytetarët janë në përballje me këtë "armik të padukshëm" që ka përfshirë botën, e vetmja gjë që uron secili nga ne është që harta e Shqipërisë të jetë e gjitha e shëruar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore