Lezhë, 1 mijë libra të rinjë për
bibliotekën për shkollat rurale

Lezhë, 1 mijë libra të rinjë për<br />bibliotekën për shkollat rurale
Njëmijë tituj të rinj i shtohen bibliotekës së lëvizshme në Lezhë.
 
Ndërkohë që projekti i për bibliotekën e lëvizshme është parashikuar që të shkojë në të gjitha shkollat e zonave rurale.
 
Për këtë bibliotekë është vënë në dispozicion edhe një automjet i cili do të transportojë librat në zonat e caktuar sipas grafikut të bërë nga biblioteka e qytetit të Lezhës.
 
Këto investime u bënë të mundur falë fondit prej 10 mijë dollarësh të përfituar në një konkurs kombëtar, ku praktika e prezantuar nga Bashkia Lezhë për bibliotekën e lëvizshme u vlerësua me çmimin e parë. Drejtoresha e Bibliotekës, Suela Bala thotë se këto libra do të jenë në dispozicion të nxënësve të 28 shkollave në zonat rurale të Lezhës në të cilat udhëton çdo muaj biblioteka e lëvizshme.
 
Janë mbi njëmijë ekzemplarë që janë blerë të cilët janë në dispozicion të bibliotekës së lëvizshme që do të thotë janë në dispozicion të shkollave të zonës rurale të Lezhës. Janë 28 shkolla të listuara por ka edhe shkolla të tjera që janë shkolla në varësi dhe që ne i zbulojmë gjatë rrugës dhe gjitha këto shkolla shëtitën me libra. Përtej librave ne kemi marrë dhe një makinë modeste po themi që është përshtatur në një “biblobus”një makinë bibliotekë të lëvizshme kështu që tani shërbimi është i plotë”, tha Suela Bala.
 
Në këtë mënyrë biblioteka e lëvizshme do të jetë e plotësuar me logjistiken e nevojshme, ndërsa është bërë e ditur se do të jetë në çdo kohë pranë lexuesve të cilët e kanë të pamundur që të frekuentojë bibliotekën e qytetit.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi