Lezhë - Ronela Legisi, 11 vjeçarja nga fshati Balldre i Lezhës vuan që nga lindja me sëmundjen e leucemisë. Nëna e saj ka bërë sot apel që të ndihmohet vajza e saj pasi tashmë ajo nuk do të mund të përfitojë më as ndihmën ekonomike, Kempin që merrte prej 5 vitesh.
Pagesa e përmuajshme që 11 vjeçarja merrte prej pesë vitesh përfundon në muajin maj.
Shkak i ndërprerjes së Kempit është ligji i cili parashikon se të lindurit me leucemi mund të trajtohen me ndihmë nga shteti vetëm në 5 vite më pas shteti nuk mbulon më asnjë shpenzim dhe nuk jep ndihma.
Zana Kola nëna e Ronelës kërkon që të gjithë të tregohen bujar dhe ta ndihmojnë vajzën e vogël.
"Apeli im është që të më ndihmojne, pasi vajza i neshtrohet tarapisë dhe nuk kemi mundësi financire që ta përballojme. Kjo ka përfitur një kemp si e sëmure prej 5 vitesh, por në muajin maj do të ndërpritet dhe unë nuk e kuptoj psë, pasi ne nuk kemi asnjë të ardhur. Shteti duhet ta shikoje këtë rast por edhe njerezit e thjeshte që të kkontrbojnë diçka për këtë fëmijë e cila është një talent i vërtete në këndim, pasi unë dua që ajo të jetoje dhe ëndrra e sajë të mos ndërpritet në mes" - tha Zana Kol nëna e Roneles.
Sot është ditëlindja e saj, dhe surpriza e ofruar nga familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët e saj i ka falur vogëlushes emocione të veçanta.
Ronela e mbushur me emocione të vetmin falenderim që mund të falë nga zemra është shpirti i saj artistik. Ajo ka kënduar për të gjithë duke flakur tej çdo shenjë të sëmundjes dhe vuajtjes.
Dëshira dhe ëndrra e vetme e kësaj vogëlusheje është të këndojë, të përcjellë tek çdo njeri emocionet që ajo ndjen brenda vetes e të jetojë si moshatarët e saj.

Ronela nuk flet shumë pasi kamera ia shton emocionin, por sytë që qeshin dhe pak fjalë të ngrohta janë ajo çfarë përcjell.
"Unë jam shumë e lumtur që më është bërë kjo surprizë nga bashkëmoshatarët e mi. Nuk e kam pritur një gjë të tillë për ditëlindjen time se mund të ndodhte kështu. Hobi im është që të këndoj dhe e kam shumë dëshirë dhe pasion dhe unë këtë e kam nisur që e vogel fare. Unë do vazhdoj që të këndoj dhe me zërin tim të gëzoj çdo njeri, pasi kjo është dëshira ime," - tha Ronela Legisi.

Ronelën e shoqëron nëna, e cila lumturohet teksa sheh të bijën që buzëqesh e këndon ashtu sikurse janë ëndrrat e saj.
"Kjo që ndodhi sot ishte një surprisë shumë e bukur që më ka gëzuar shumë dhe mua si nënë, duke me emocionuar shumë. Unë duhet të falenderoj të gjithë atë që e mundësuan, pasi në këtë mënyrë ja kanë lehtësuar në njëfare mënyre sëmundjen që vajza e ime mbart mbi supe që në lindje. Unë vajzes dua ti uroj shumë suksese dhe të shkojë në skena shumë më të mëdhaja në vendin tonë dhe më gjere. Apeli im është që të më ndihmojne, pasi vajza i neshtrohet tarapisë dhe nuk kemi mundësi financire që ta përballojme. Kjo ka përfitur një kemp si e sëmure prej 5 vitesh, por në muajin maj do të ndërpritet dhe unë nuk e kuptoj psë, pasi ne nuk kemi asnjë të ardhur. Shteti duhet ta shikoje këtë rast por edhe njerezit e thjeshte që të kkontrbojnë diçka për këtë fëmijë e cila është një talent i vërtete në këndim, pasi unë dua që ajo të jetoje dhe ëndrra e sajë të mos ndërpritet në mes" tha Zana Kol nëna e Roneles.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO