LEZHE –  Seksioni kundër krimit financiar në drejtorinë e policisë së qarkut Lezhë ka sekuestruar 12 mijë litra naftë të hyra kontrabandë në portin e peshkimit në Shëngjin, ndërsa janë ndaluar 3 persona, dy prej të cilëve efektivë të policisë kufitare dhe migracionit. Gjatë operacionit të koduar “Peshkatari” është sekuestruar edhe një peshkarexhë, pronari i të cilës është shpallur në kërkim dhe boti me të cilin po transportohej nafta. Policia po vijon hetimet ndaj personave të ndaluar, të cilët kanë shmangur detyrimet tatimore duke mos deklaruar sasitë e naftës të sjella me anije.

Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se nafta e sjellë kontrabandë në portin e peshkimit në Shëngjin ishte blerë në Mal të Zi dhe ishte destinuar për tregun vendas.

(Gre.M/Shqiptarja.com)