Lezhë/ 21-vjeçari bie nga tarraca, transportohet drejt Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore

Lezhë/ 21-vjeçari bie nga tarraca, transportohet drejt Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore

LEZHË - Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjarëve të tij këtë pasdite rreth orës 16:00.

I riu i identifikuar me inicialet K.Ç, mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, pasi raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”,- njoftojnë blutë.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë