Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra

20 shefa kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision human, në mbeshtetje të qendrës rezidenciale "Rozalba", ku strehohen vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo kanë rënë pre e dhunës. Me mbështjen e “Rotary Club of Lezha” për të dytin vit radhazi kuzhinieret organizuan mbrëmje bamiresie, ku u mblodhën rreth 10 mijë euro.

Keto te ardhura shkojnë për 22 vajzat e qendrës “Rozalba” si dhe për 300 familje në nevojë të cilët do të mbështeten me pako ushqimore për festat e fundvitit. Fteses për të kontribuar iu përgjigjen dhjetëra qytetarë, përfaqësues te isitucioneve dhe të biznesit, ndërsa kjo iniciative synohet të kthehet në traditë.

Drejtuesja e qendres "Rozalba"-s, moter Alma Zogu tha se gjate ketij viti kane pritur 8 raste të reja.  Kjo qendër ndodhet në fshatin Gjader të Lezhës dhe është ngritur 9 vite më parë nga Kisha Katolike për të strehuar vajzat e mitura qe kane mbetur pa kujdes prinder si dhe vajzat e abuzuara apo dhunuara.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezhjani: 21/12/2024 14:05

    Shyqyr qe e mesum qe ekzistoka nje qendër ne Gjader te Lezhes,qytetaret jan te painformuar,edhe po te duam te kontribuojmë sa do pak,nuk dimë kujt ja japim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Lopez në një lidhje me Kevin Costner? Këngëtarja dhe aktori kalojnë pushimet bashkë

Jennifer Lopez në një lidhje me Kevin Costner? Këngëtarja dhe aktori kalojnë pushimet bashkë