Lezhë/ 25 vjeçari u gjet i vdekur në makinë, çfarë filmuan kamerat dhe pista kryesore e hetimit

Lezhë-Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Balldre të Lezhës, ku u gjet i vdekur në makinë 25-vjeçari Romario Brunga.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, nën drejtimin e prokurorisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur një ditë më parë (6 shkurt) rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Kamerat e sigurise kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pa shqetësuar, ka hipur ne makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga që e dergon në shtëpi është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon. 

Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është pergjigjur më telefonatës së shokut të tij. Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25 vjeçarin Romario Brunga. 

Referuar ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e viktimës bëhet me dije se ai ka një plumb në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.

Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup. 

Arma pistoletë dhe gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes, janë dërguar për ekspertim balistik, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë. 

Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme zjarri, për motive qe vijojnë të mbeten mister.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: 'Dita e Verës', kjo festë shqiptare!

Alban Daci: 'Dita e Verës', kjo festë shqiptare!