Lezhë/ 600 banorë në Gocaj ‘thahen’ për ujë të pijshëm! Banorët: Marrim bidonët dhe shkojmë në fshat tjetër

600 banorë të fshatit Gocaj në Njësinë Administrative të Balldrenit në Lezhë nuk kanë ujë të pijshëm.  Në këtë fshat nuk ka pasur asnjëherë rrjet ujësjellës.

Vetë banorët kanë investuar, duke nxjerr ujë me pompa që e përdorim për nevoja familjare, por jo për të pirë. Në këto kushte detyrohen t’i drejtohen burimeve natyrore larg fshatit të tyre për të siguruat ujin e pijshëm.

"Për të siguruar ne marrim bidonët dhe i mbushim në Balldre, me biçikleta me karroca dore, me ca të mundemi".

"Ne jemi si në mesjetë duke mbajtur ujë në krah. Thonë janë bërë investime, por ne duam ujë, jo fjalë", thanë banorët.

E kontaktuar për këtë çështje, Bashkia Lezhë bën me dije se ka një projekt të miratuar nga Qeveria dhe brenda këtij viti pritet të nisë puna për ndërtimin e Ujësjellësit të ri me financimin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion