LEZHE - Vetëm gjatë 9 muajve të fundit janë mbi 1500 familje që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike në Qarkun e Lezhës, pas abuzimeve të konstatuara gjatë kontrolleve të Drejtorisë së Shërbimit Social.
Sakaq, shkelje janë hasur edhe pagesat e paaftësisë
“Ajo çfarë ne bëmë direkt ishte një plan pune shumë i detajuar në mënyrë që të intensifikoheshin kontrollet dhe ne konkretisht kemi kontrolluar të 21 njësitë vendore. Duke përcaktuar dhe duke zbatuar me shumë korrektësi legjislacionin në fuqi për këtë skemë.Aktualisht në Korrik të 2014, numri i familjeve në skemën e ndihmës ekonomike është 6052 familje që do të thotë një zbritje prej 1501 familje”, thotë Ardiana Jaku, drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.
Nevoja për trajtime të administratorëve social në të 21 njesitë e qeverisjes vendore shihet si mjaft e rëndësishëm për Drejtorinë e Shërbimit Social në Lezhë. Jaku shpjegon se pasur takime për rritjen e kapacitetve të këtyre administratorëve si dhe njohjen me legjislacionin në fuqi.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO