Lezhë/ Aktivisti prishi takimin elektoral të PS dhe goditi me grusht në fytyrë shefin e Policisë Bashkiake, vihet në hetim

Lezhë/ Aktivisti prishi takimin elektoral të PS dhe goditi me grusht në fytyrë shefin e Policisë Bashkiake, vihet në hetim

Mbështetës të djathtë në Polici, pas incidentit të djeshëm në Lezhë

Mbështetës të djathtë në Polici, pas incidentit të djeshëm në Lezhë

Protesta e djeshme në Lezhë për ndotjen provokoi edhe takimin elektoral të PS-së që po mbahej në sheshin “Gjergj Kastrioti” të Lezhës.

Ky konfrontim solli edhe goditjenme grusht në fytyrë gjatë shërbimit të shefit të Policisë Bashkiake Lezhë nga një 49-vjeçar që u procedua menjëherë nga Policia vendore.

Burime zyrtare bënë me dije sot (20 mars) se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori. 

“Nisi procedimi penal për veprën “goditja për shkak të detytës”, për shtetasin A. Gj., 49 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. P., 47 vjeç, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Lezhë, se dje, ndërkohë që ishte me shërbim gjatë një takimi elektroral, 49-vjeçari e ka goditur me grusht në fytyrë”, thuhet në njoftimin zyrtar.  

Incidenti është shënuar pasditen e së mërkurës (19 mars) gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Lezhës, të mbajtur në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Një grup personash dhe aktivistësh kanë shkuar me pankarta për të protestuar kundër ndotjes nga fabrika e mbetjeve me origjinë shtazore që krijohet në lagjen “Skënderbeg” dhe mos marrjen e masave nga autoritetet, duke prishur jo vetëm takimin elektoral, por shkaktuar edhe goditjen e kreut të Policisë Bashkiake.


Lajmi kryesor:

Incidenti i parë në Lezhë në prag të fushatës! Militantët e PD dhe kandidatja e Lapajt tentojnë të prishin mitingun e PS! Njëri godet me grusht drejtorin e Policisë Bashkiake


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm