Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Shkodër-Lezhë, ku një ambulancë, e cila po transportonte në spital një person të sëmurë, është goditur pas nga një makinë tip "fuoristradë".

Nga përplasja fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë personit të sëmurë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa polica ka nisur hetimet.