policia e Lezhës gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Tale, në një parcelë të mbjellë me misër, ka konstatuar 13 bimë narkotike me lartësi 50-170 cm të kultivuara në mënyrë të çrregullt nëpër parcelë. 13 bimët narkotike të dyshuara si cannabis sativa janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Vendi ku u konstatua bima narkotike është në pronësi të Kastriot Lukës. Luka është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, i dyshuar si kultivues i tyre.
Në prangat e policisë ka rënë edhe Kryetari i fshatit, Pjetër Luka, kushuriri i pronarit të parcelës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com