Lezhë, banorët protestë për ujin e
pijshëm: Kemi 10 ditë pa furnizim

Lezhë, banorët protestë për ujin e<br />pijshëm: Kemi 10 ditë pa furnizim
LEZHE-Rreth 60 familje në Gryk Zeze të Lezhës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej afro 10 ditësh.

Ujësjellësi i ri nuk parashikon lidhjen e tyre në rrjet, ndërsa linja e vjetër e ujësjellësit ju është ndërprerë.

Në mungesë të zgjidhjes së problemit, banorët kanë dalë në protestë para Bashkisë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Lezhë thotë se këto familje nuk kanë kontrata, por banorwt pretendojnë se gjithnjë kanë kërkuar të legalizohen.

Në këto kushte i janë drejtuar protestës duke kërkuar të mundësohet uji i pijshëm, ndërsa janë të gatshëm për ta përshkallëzuar këtë protestë. 
 
"Ne kërkojmë ujë në mbi 64 shtëpi", thotë një banor.
 
"Do bllokojmë rrugë, do shkojmë tek ujësjellësi dhe nuk do lejojmë njeri të hyjë atje nëse nuk na vjen uji. Kam dy fëmijë dhe nuk ikin në shkollë pa ujë, pa u larë pa u ndërruar, çfarë është ky shtet kështu", shprehet një tjetër banor.
 
"Ajo zonë nuk ka zgjidhje tjetër, sepse edhe po të ketë lekë është një zonë që edhe po të shkojë 200 metra shpimi nuk nxjerr ujë, ne nuk kemi rrugë tjetër përveç se të na vijë linja e qytetit", thotë një nga banorët.
 
Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime ka qenë jashtë ligjit për vete jo ne, ne i kemi të legalizuara  dhe hipotekuara pronat tona dhe ato nuk janë dukur fare tek ne, dhe ne kemi shkuar tek dhe ato nuk na kanë pranuar ne", thotë një tjetër banor.

Bashkia: Banorët duhet të lidhin kontrata me ujësjellësin

Në lidhje me këtë çështje banoret zhvilluan një takim me nënkryetarin e Bashkisë Lezhë Enver Hafizi. Ai tha se banorët duhet të lidhin kontratat me ujësjellësin, pasi zona në fjalë  përfshihet në fazën e dytë të projektit të ujësjellësit të ri.
 
Në këto kushte banorët do të vijojnë të qëndrojnë pa ujë të pijshëm, deri në zbatimin e fazë së dytë të projektit të ujësjellësit.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale