LEZHE- Një defekt në linjat e tensionit ka lënë në errësirë të plotë pothuajse gjithë zonën e qytetit që prej orës 14:00. Shkak i këtij defekti mësohet se janë bërë temperaturat e larta, të cilat kanë shkaktuar këputjen e disa linjave.

Shtabi i emergjencave njoftoi se nga 16 fidra në total, 8 prej tyre nuk punojnë. Nuk dihet ende kur do kryhet ndërhyrja për rikthimin e energjisë.

Gjithashtu bëhet me dije se pa drita kanë mbetur dhe komunat Shëngjin, Zejmen e Kolsh. Lajmi u konfirmua nga shefi i Shtabit të Emergjencave të Lezhës Altin Jaku.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)