Lezhë/Kërkoi lirimin për mungesë provash, Gjykata lë në qeli portugezin Ruben Saraiva! Akuzohet se vrau biznesmenin Nikulaj, Policia me masa të rrepta dhe e armatosur! (VIDEO)

Lezhë- U zhvillua këtë të premte (1 Nëntor) seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit të akuzuar si killeri që ekzekutoi në restorantin “Koral” në Shëngjin, biznesmenin Ardian Nikulaj, në një vrasje të dyshuar me porosi dhe me motiv gjakmarrjen mes dy fiseve në Lezhë.

Seanca gjyqësore për Ruben Saraivën përfundoi pas një ore, teksa Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e tij dhe vendosi që portugezi të qëndrojë në burg, për akuzën e vrasjes.

Pasi dëgjoi palët, ku prokurori kërkoi lënien në fuqi të masës pasi nuk kishte ndryshuar asnjë element penal dhe juridik, kurse avokati pretendoi lirimin për mungesë provash, Gjykata la në fuqi masën e vendosur “arrest me burg”.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se portugezi mësohet të ketë refuzur t'ju përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çeshtjes Françesk Ganaj, në lidhje me çështjen në ngarkim të tij.

Avokati Kujtim Cakrani e konsideron vendimin e padrejtë, pasi “nuk ka asnjë provë që e implikon klientin e tij në këtë ngjarje”.

"Prokuroria nuk solli asnjë provë pa asnjë fakt, është e paqartë dhe ne kemi kërkuar lirimin. Se po përfundojnë edhe afatet e paraburgimit. kërkohet hetim i thelluar, pasi duhen marrë parasysh edhe disa mesazhe dhe telefonata që janë në Encrochat. Po mbahet pa prova, por Gjykata vendosi lënien e masës në qeli. Në themel mendojmë se do marri zgjidhje përfundmtare. jemi të bindur për pafajësinë e tij. Prokuroria është treguar neglizhente dhe në heshtje për ta zbardhur. S'e di ça pret Prokuroria".

Nën masa të rrepta sigurie, portugezi Ruben Saraiva mbërrit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Lezhës, ku kërkoi zëvëndësim të masës së sigurisë. Ai ka mohuar se është autori i krimit, por Prokuroria sipas akteve të dosjes dhe provave të siguruara, e akuzon atë si ekzekutues me pagesë.

Ruben Saraiva, i ekstraduar nga Maroku rreth një vit më parë, është paraqitur me masa të larta sigurie në Gjykatën e Lezhës dhe i ruajtur me policë të armatosur, për të shmangur ndonjë incident. Disa makina të Togës së Shoqërimit, Patrullës së Komisariatit dhe efektivë me antiplumb dhe armë u panë në dyertë e gjykatës.

Ai është vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 Prill të vitit 2023 në Shëngjin, ku të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari si organizator dhe porositës.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj në Shengjin.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia presion kryesuesve të Partizanit, java e 12-të e Superligës luhet në dy ditë

Vllaznia presion kryesuesve të Partizanit, java e 12-të e Superligës luhet në dy ditë