Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës. Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.

Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë. Në zyrat e noterisë janë djegur disa dokumente me vlerë, por sipas Martinit, dokumentet janë të ruajtura.

‘Dëmet janë të karakterit fizik dhe material. Nuk ka dëme të pariparueshme zyra është e siguruar.’- u shpreh noteri Martini.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri që ra rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës.

1650434120_vasilmartini.jpg