LEZHE - Një adoleshente i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë pasi ka denoncuar babanë e vet për përdhunim prej disa vitesh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë dhe 17-vjeçarja me inicialet Xhoana Mekrizvani, mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit në orën 15:30 minuta.
Siç është bërë e ditur, e reja para se të vdiste ka rrëfyer për psikologen se, kishte qenë babai i saj, Fatmir Mekrizvani që dy ditë më parë e kishte përdhunuar disa herë. Në këtë gjendje të rëndë mendore, ajo kishte menduar ti japë fund jetës. E kështu ka vepruar mënjesin e djeshëm, duke pirë një grusht me bar miu, ose i njohur ndryshe si fosftoksinë. Policia ka vënë në pranga babanë e vajzës. Ngjarja mësohet se, ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.
Deshmia e adoleshentes
Kishte denoncuar dy ditë më parë të atin për perdhunim, ndërsa dje i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. 17-vjeçarja Xhoana Mekrizvani nga fshati Rrilë e Lezhës. Familjarët kanë deklaruar se nuk është e vërtetë që ajo ishte përdhunaur nga i ati i saj. Sipas Policisë së Lezhës adoleshentja kishte deponuar se babai i saj e kishte përdhunuar, duke sjellë edhe arrestimin e Fatmir Mekrizvanit. Adoleshentja ka paraqitur para policisë edhe një video që implikonte të atin, ndërsa akoma më rrenqethëse ka qenë dëshmia e saj e bërë para policisë.
Xhoana Mekrizvani, babai i saj e ka ngacmuar seksualisht atë që në moshën 12-vjeçare, ndersa ende pa mbushur 16 vjeç ishte dhunuar seksualisht. Ajo kishte treguar se, ishte marrë me forcë dhe ishte përdhunuar në një vend të fshetë. Familjarët e saj kanë bërë të ditur se vajza ishte fejuar vetëm pak kohe në Tiranë, dhe kjo duket ka qenë edhe arsyeja më e forte që e ka detyruar adoleshenten të kryejë denoncimin.
Kundershtojne familjaret
Arrestimi i të atit me akuzën e përdhunimit e kishte mërzitur vajzën, ndërsa edhe ditën e djeshme ajo ka qenë në ambjentet e Gjykatës ku babai i saj, Fatmir Mekrizvani ishte dërguar për tu njohur me masën e sigurisë. Në ambjentet e gjykatës e mitura kishte kërkuar lirimin e të atit pasi sipas sajë policia e ka arrestuar pa të drejtë atë. Sapo Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj tij vajza së bashku me nënën e saj ka shkuar tek shtëpia dhe ajo konsumuar fotoksinën.
Pas ngjarjes tragjike familjarët e 17-vjeçares kanë regaur ashpër duke deklaruar se ngjarja është manipoluar nga policia dhe se i ati nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Ata kanë dyshime të forta tek ish-i dashuri i vajzës që mund të ketë manipuluar ngjarjen, ndërsa bëjnë thirrje që të zbardhet e vërteta.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com