Lezhë, ekzekutohet vëllai i
ish-deputetit Arben Ndoka/ VD

Lezhë, ekzekutohet vëllai i<br />ish-deputetit Arben Ndoka/ VD<br>
LEZHE - Vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Lezhë. Aleksandër Ndoka, anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit, është qëlluar me breshëri kallashnikovi në një distancë të afërt, kur sapo kishte parkuar makinën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 14 gëzhoja, ndërsa sipas burimeve të Report Tv 8 i kanë përshkuar trupin. 

Burime policore bëjnë të ditur se atentati është kryer nga të paktën dy persona, të cilët kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe Ndoka është gjetur i pajetë nga familjarët në makinën e tij, tip “Mitsubishi”, me targë “AA 382 SE”.

Por, njoftimi i familjarëve në polici është bërë me 6 orë vonesë, pra në orën 04:25. Të pyetur nga grupi hetimor lidhur me këtë, ata kanë deklaruar se i kishin dëgjuar të shtënat por kishin menduar se kishin qenë fishekzjarre. Aleksandër Ndoka rezulton person pa precedentë penalë dhe pista ku është fokusuar policia ka të bëjë me një përplasje të armatosur që djali i tij ka patur në zgjedhjet e 25 qershorit në Lezhë.

Policia lokale, e ndihmuar nga efektivët e FNSH-së të ardhur nga Shkodra, ka ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorëve, ndërsa janë shoqëruar 8 persona. Për identifikimin e autorëve janë sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë që ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë, në pikat kufitare po vëzhgohen lëvizjet për të verifikuar nëse ka pasur hyrje-dalje të personave të skeduar për veprimtari kriminale.

vila ndoka
Rrugica te Vila Ndoka ku u krye atentati ndaj Aleksandër Ndokës

vila ndoka
Hyrja e Vilës Ndoka

Konfliktet e djalit të Ndokës, në fokusin e policisë
Aleksandër Ndoka nuk ka patur precedentë penalë, por konfliktet në familjen e tij nuk kanë munguar. Aktualisht vëmendja e grupit hetimor është fokusuar tek djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, i cili rezulton i përfshirë në disa ngjarje të dhunshme.

Njëra prej tyre është ajo e verifikuar ditën e zgjedhjeve, më 25 qershor, kur 19-vjeçari së bashku me kushëririn e tij të parë, Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë kanosën me armë zjarri shtetasin Florjan Dushku, aktivist i LSI-së.

Për këtë veprim ata u arrestuan më datë 28 tetor në Tiranë, bashkë me dy bashkëpunëtorë. Samuel Ndoka mbante me vete një pistoletë me 7 fishekë.

Gjithashtu, ai rezulton i përfshirë edhe në incidente të tjera. Më 20 shkurt të vitit 2017, ai dhe një tjetër kushëri i tij, Klajdi Ndoka, dhunuan nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku, duke e goditur disa herë me grushte e shkelma në një lokal. 

 

sander ndoka
Viktima Aleksandër Ndoka
aleksander ndoka

 

Me rreth të kuq Arben Ndoka, vëllai i Aleksandër Ndokës

Informacioni i policisë
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona