LEZHE - Ky është Ezeli fëmija 7 muajsh nga Lezha, i cili është i prekur nga sëmundje e rrallë që e bën atë të duket si një i moshuar.
Sindroma Gliford Progeris është një sëmundje që prek një në katër milion fëmijë në botë dhe ndoshta përbën rastin unik në vendin tonë.
Nëna e tij thotë se deri në momentin që ka lindur fëmija i saj nuk ka pasur asnjë informacion për anomalinë e tij, ndërsa me kalimin e muajve ka konstatuar çrregullimin e Ezelit.
Prindërit 22-vjecar të Ezelit, Denis dhe Marsela Korra nuk munden të bëjnë asgjë për të trajtuar djalin e tyre.
Kontrollet në spitale nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për kurimin e tij, duke u sugjeruar spitalet private.
Vështirësitë e tyre ekonomike nuk e mundësojnë diçka të tillë, ndërsa kërkojnë ndihmë që të kryejnë vetëm vizitat e djalit të tyre.
Aktualisht familja Korra me 4 pjesëtarët e saj janë vendosur në një apartament në qytetin e Lezhës sëbashku me 3 familje të tjera në nevojë, ndërsa shpenzimet paguhen nga “Shoqata shpresë për të varfërit”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com