E shembur në Janar të këtij viti, kisha shekullore e “Shën Kollit” në Zejmen të Lezhës pritet të kthehet në identitet.
Dikur me një arkitekturë dhe afreske të rralla rindërtimi për ripërtëritjen e këtij objekti kulti që i përket shek të XIII-të ka nisur nën kujdesin e famullisë së zonës dhe donacioneve private.
Për arkitektin Zef Çuni ndërhyrja po realizohet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese të kishës, e cila ndër shekuj kishte pësuar pësuar dëmtime të shumta .
"Kjo kishë është e rëndësishme pasi I përket vitit 1300 së bashku me kishën e Pllanës, kishën e Rubikut dhe kishat e tjera. Çdo monument kulture ka vlerën e vet pasi tregon për historinë e vlerave tona, për mënyrën e jetesës", tha Zef Çuni.
Dom Pashk Ndoj, famullitari i Zejmenit tregon mbi vlerat historike të kishës, ndërsa fton ata këdo që mundet, të kontribuojë për restaurimin.
"Kisha e Shën Kollit ka një trashëgimi të lashtë të krishtere dhe historike. Për arsye të kohës është shembur, por me iniciativën time dhe mbështetjen e Dioqezës dhe dëshirën e disa banorëve të Zejmenit kemi shprehur dhe kemi marrë inciativën për ripërtëritjen e saj. Ftoj të gjithë ata qëkanë mundësi për të dhenë kontribut financiar për ripërtërijen e kësaj kishe", tha Dom Pashk Ndoj.
Objekt i rëndësisë së veçantë dhe pasuri e trashëgimisë kulturore, themelet e kishës së “Shën Kollit” janë të hershme pasi datojnë mbi 700 vjet më pare. Prej më shumë se 30 vitesh ky momument kulture, ishte braktisur jo vetëm nga koha por dhe nga institucionet shtetërore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taulant Malshi emërohet prefekti i ri Lezhës! Prezantohet nga zv.ministri i Brendshëm: Prioritet zgjedhjet e 11 majit, për një proces të ndershëm
28 Janar, 10:05
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20
-
Sindikata e Policisë së Burgjeve ankohet për paga diskriminuese dhe orë shtesë të papaguara! Drejtori Qose: Digjitalizojmë sistemin penitenciar
26 Janar, 20:13
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15