LEZHË - Krahas aktiviteteve artistike, Qendra Kulturore e fëmijëve "Gjergj Lacaj" në Lezhë është kthyer edhe në "Kinema” ku shfaqen filma për fëmijë.
Kjo iniciativë u ndërmor dy vite më parë, duke përdorur një fond filmash të dhuruar si donacion, pasi interesi për t’i ndjekur ishte gjithnjë në rritje.
Gjatë dhjetorit shfaqen filma për festat e fundvitit, duke krijuar dhe një atmosfere të gëzueshme thotë Specialisti i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Lezhë Olsi Tetaj.
Duke qene se është dhjetori i festave ne jemi fokusuar tek tematikat festive, nga filmi ‘I vetëm në shtëpi’, mjaft i dashur ndër breza. Filmat për fëmije në Qendrën Kulturore "Gjergj Lacaj" në Lezhë shfaqen çdo të mërkure në orën 16:00 dhe gjithçka është pa pagesë.