Lezhë, Frrokaj i PD-Ramës:Nëse
reformat janë sukses i mbështes

Lezhë, Frrokaj i PD-Ramës:Nëse<br />reformat janë sukses i mbështes
Kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj ka qenë i pranishëm në dëgjesën publike të Edi Ramës për buxhetin e vitit 2018. Frrokaj i është drejtuar Ramës se do donte që të ishte Lulzim Basha në vendin e tij, por ky ka qenë verdikti i qytetarëve në 25 qershor. "Unë do të doja të ishte Lulzim Basha i ulur në vendin tuaj, por verdikti i qytetarëve ky është", ka thënë Frrokaj. 

Ai i ka kërkuar Ramës investime për disa projekte infrastrukturore, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij si drejtues lokal, edhe pse i përket forcës politike rivale, për t'i mbështetur reformat e ndërmarra nga qeveria nëse ato rezultojnë të suksesshme. "Nëse reformat e tuaja do jenë të suksesshme do t’i
mbështes"
, është shprehur Frrokaj. 

Rama: Kryetar do e marrësh fjalën apo…

Fran Frrokaj: Unë nuk jam nga ata që mbajnë inat. Unë do të mbështes në projektet që ke, nuk do e bëj si ajo shprehja; për inat të vjehrrës, shkova me mullixhiun. 

Unë do doja që në vendin tuaj këtu të ishte z.Basha, por shqiptarët kështu e zgjodhën dhe unë e respektoj.

Unë nuk bëj politikë, nëse reformat do të bëhen dhe do kenë sukses, unë do t’i mbështes. Unë ju uroj punë të mbarë dhe suksese me reformat e nisura. 

Redaksia online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve