LEZHE - Megjithëse kishte kaluar pjesën më të madhe të dënimit, një i burgosur i burgut të Shën Kollit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Gjon Leka, 35 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, është gjetur në momentet e agonisë brenda në dhomen e tij dhe megjithëse është dërguar për në spital në mënyrë të menjëhershme, ka gjetur vdekjen pak minua pas mbërritjes aty.
 
35- vjeçari nga Mirdita kishte ende për të vuajtur edhe 3 vite e 7 muaj burg dhe nuk dihen ende shkaqet e plota të kësaj vetëvarjeje. Shërbimi i kontrollit të brendshëm ka nisur një hetim të hollësishëm për këtë ngjarje, ndërsa nuk është saktësuar përbërja e materialit të përdorur nga viktima si litar për të kryer aktin e vetëflijimit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)