Dy persona me iniciale L.K. dhe Xh.P. janë vënë nën hetim nga Komisariati i Lezhës, pasi dyshohet se kanë goditur me mjete të forta dy futbollistë të FC Besëlidhja, Lezhë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku disa të rinj goditën me shkopinj futbollistët me ngjyrë të skuadrës së Besëlidhjes.

Materialet hetimore i iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, ndërkohë që ndaj shtetasve të cilët janë vënë nën hetim rëndon akuza për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje" kryer në  bashkëpunim"