Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022. I pyetur për këtë çështje kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze Tv5 Monde tha se ne jemi një vend i vogël por jemi gati.
“Ne jemi një vendi vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët”, tha Rama ndër të tjera.
Në Janar, Shqipëria do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Lajmi i zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB u vlerësua si një mundësi historike dhe arritje e diplomacisë shqiptare.
Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.8%
-
Pak
8.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 408
Lajme të tjera
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
19 Prill, 07:48
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
Edo, thuaju dhe frëngjisht që ta kuptojnë mirë. Se Makron më duket se nuk e flet mirë anglishten e amerikanëve, prandaj i humbi porositë e nëndetëseve
Përgjigju