LEZHE- Policia ka arrestuar një 30 vjeçar për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë lokale, gjatë kontrollit të befasishëm të ushtruar në një lokal, në momentin që ka parë efektivët e policisë Bledar Sula ka lëvizur me shpejtësi tek tualeti i lokalit ku ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit pistoletë 'Bereta' të cilën e mbante pa leje.
Menjëherë efektivët e policisë kanë bërë kontrollin e vendit përreth ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe 13 fishekë në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com