Lezhë, i 3 i listës së LSI Gjok
Buna: KQZ s'verifikoi Gjonin

Lezhë, i 3 i listës së LSI Gjok<br />Buna: KQZ s'verifikoi Gjonin
Mandatet e deputetëve në qarkun e Lezhës janë vënë sërish nën qendër të debatit në lidhje me efektet e ligjit të dekriminalizmit.
 
Pak ditë pas dorëheqjes së deputetit Armando Prenga dhe kalimit të mandatit të tij të dytit në listën e LSI z.Petrit Gjoni ndaj vendimit të KQZ që i dha mandatin Gjonit, është depozituar një padi në kolegjin zgjedhor.
 
Report Tv ka siguruar padinë e depozituar nga kandidati i tretë në listën e LSI z.Gjok Buna i cili pretendon mandatin e fituar nga Gjoni me argumentin se ndaj Petrit Gjonit nuk janë bërë verifikimet për problemet që ai mund të ketë patur me ligjin në BE, Amerikë, Kanada dhe Australi.
 
Sipas padisë të depozituar nga Buna, ai pretendon se KQZ në kundërshtim me ligjin 138/2015 për dekriminalizimin nuk ka bërë verifikimin e të dhënave në formularin e depozituar nga Gjoni.
  
Buna shkon më tej duke hedhur dyshime për probleme me ligjin të Gjonit duke sqaruar se “ KQZ është mjaftuar vetëm me një shkresë nga zyra gjyqësore e Ministrisë së Drejtësisë e cila konfirmon vetëm problemet me drejtësinë në vend, pa verifikuar gjendjen gjyqësore të z.Gjoni për krime të kryera jashtë territorit të republikës së Shqipërisë.
 
Padia e Bunës do të shqyrtohet të mërkurën në mesditë pranë kolegjit zgjedhor në Gjykatën e Apelit me relator gjyqtarin Ridvan Hado.
 
Më herët nga lista e deputetëve në qarkun e e Lezhës javë zëvendësuar mandatet e deputetëve Arben Ndoka dhe Armando Prenga, ndërsa i fundit në listën e PS ishte Kastriot Piroli dhe ky me precedent penal dhe s’mundi ta marrë mandatin e për pasojë i kaloi partisë së koalicionit, LSI.

Buna:Mandati i Gjonit, më takon mua
Kandidati i tretë në listën e LSI Gjok Buna pretendon se mandati i Gjonit duhet t’i ishte dhënë atij. Në padi Buna argumenton se ndaj Petrit Gjonit nuk janë bërë verifikimet për problemet që ai mund të ketë patur me ligjin në BE, Amerikë, Kanada dhe Australi duke u mjaftuar vetëm me një shkresë nga zyra gjyqësore e Ministrisë së Drejtësisë e cila konfirmon vetëm problemet me drejtësinë në vend.

 Padia e Gjok Bunës ndaj Petrit Gjonit
gjok buna dokumentat

gjok buna dokumentat

gjok buna dokumentat

buna
 Gjok Buna dhe Petrit Gjoni 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë