Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Bëhet fjalë për të ri, me inicialet D.P i cili ka disa plagë dhe po dërgohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I riu është transportuar me një mjet privat në urgjencë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

"Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes"

Lajmi në përditësim....