Milot, arrestohet 24-vjeçari me 2 mina telekomandë! Policia: ‘C4’ do ua shiste grupeve kriminale në Lezhë kundrejt pagesës 1500 deri në 2500 euro

LEZHË - 24-vjeçari Arkil Selimi nga Fushë-Kruja u prangos me dy mina me telekomande të fshehura në trup.

Ai po udhëtonte nga Fushë-Kruja në drejtim të Lezhës, por u lokalizua në afërsi të Milotit.

Policia e Lezhës tha se kishte informacion se i riu shiste lëndën plasëse tek grupet kriminale të Lezhës, ndërhyri për arrestimin e tij në kushtet e flagrancës. Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me  Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq po hetohet për të zbuluar emrat e porositësve.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Selimi i montonte vetë minat, me qëllim shitjen tek grupet kriminale kundrejt pagesës që varion nga 1500 deri në 2500 euro.

Dosja i kaloi per hetim Prokurorisë Lezhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
E rrethojnë dhe e shtrijnë në tokë, momenti kur arrestojnë 24 vjeçarin dhe i gjejnë minat me telekomandë të fshehura në trup

 

Policia ka vënë në dispozicion pamjet e momentit kur arrestojnë 24-vjeçarin Arkil Selimi në afërsit të Milotit, të cilit iu gjetën 2 mina me telekomandë të fshehura në trup që dyshohet se do t’ia shiste grupeve kriminale. 

Në pamje shihet momenti kur efektivët zbresin nga automjeti rrethojnë të riun i cili ishte në këmbë në anë të rrugës. Pasi e shtrijnë në tokë i vendosin prangat 24-vjeçarit dhe gjatë kontrollit në trupi i gjejnë minat me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Ora 12:50
Kapja e 24-vjeçarit me dy mina në trup, Balla: Grupet kriminale duhen ndjekur këmba këmbës

1710333864_taulantballa.JPG

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t'i shitur tek grupet kriminale.

Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës. 

'Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!', ka qenë reagimi i ministrit. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'